Kosova
Presidenti slloven vrapon në Tiranë, mahnitet edhe nga roja shqiptare
Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, janë kthyer në destinacionin e preferuar jo vetëm të qytetarëve të Tiranës, por edhe të huajve.
E madje jo vetëm për turistët, por edhe për personalitetet që huaja që vijnë në Tiranë për takime zyrtare, konferenca, apo samite të ndryshme.
Ajri i pastër dhe ambientet çlodhëse të Liqenit, kanë tërhequr edhe një vizitor të veçantë, transmeton “ATSH”.
Presidenti slloven Barut Pahor ka shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të vrapuar nga Kodrat e Liqenit, para se të vishte kostumin zyrtar e t’i bashkohej presidentëve të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Brdo-Brijunit që po mbahet në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Këtë fakt, e konfirmon vetë presidenti slloven përmes një postimi në rrjetet sociale. “Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne. Unë i them: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?” Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”.
Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim”, thotë ai”.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











