Kosova
Presidenti shqiptar pritet me ceremoni shtetërore në Kosovë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur sot një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kosovës me ftesë të homologut të tij, Hashim Thaçi, shkruan albinfo.ch.
Presidenti shqiptar është pritur me ceremoni shtetërore nga FSK-ja. Meta më pas është takuar me presidentin Thaçi, derisa më vonë do t’iu drejtohen mediave.
Më pas Meta do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Hajradinaj, me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimi me krerët e partive parlamentare, si dhe homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












