Lajme
Presidenti zviceran: Masat mund t`i shtrëngojmë edhe vetëm për të pavaksinuarit
Parmelin mbron masat e reja të Këshillit Federal për koronën. Por nëse ato nuk funksionojnë, njerëzit e pavaksinuar duhet të përgatiten për kufizime
Këshilli Federal ka shtrënguar të premten masat e koronës, në nivel kombëtar. Kështu, siç üeshtë njoftuar tashmë, nga e hëna, do të hyjë në fuqi detyrimi i zgjeruar për maskë dhe certifikatë si dhe “rekomandimi urgjent” për punën nga shtëpia (Home Office).
Ndërkohë, repartet e terapisë intensive në spitale janë tashmë në kufirin e kapaciteteve të tyre në shumë vende dhe stafi është i rraskapitur, transmeton albinfo.ch.
Situata është shumë e rëndë dhe e vështirë për të gjithë, është shprehur presidenti federal Guy Parmelin në emisionin “SamstagRundschau” të radios SRF.
Për vendimin e fundit të Këshillit Federal, ai thotë: “Ne mendojmë se masat e reja do të kenë efekt, edhe pse ndoshta jo menjëherë. Këshilli Federal do të analizojë situatën në javët e ardhshme dhe do të marrë masa të mëtejshme nëse është e nevojshme.
Nuk do të na mbeten më edhe shumë mundësi, thotë Parmelin. “Nëse ne nuk duam të bëjmë vaksinimin e detyrueshëm – dhe as Këshilli Federal nuk e dëshiron këtë – ka ende masa në dispozicion, si për shembull 2G”.
Sipas tij 2G ndoshta nuk është ende e imagjinueshme sot, por ai nuk dëshiron ta përjashtojë.
“Këshilli Federal do të marrë në konsideratë masat për personat e pavaksinuar, nëse masat e reja kundër Koronës nuk kanë efekt”
Duhet të jeni të qartë, thotë Parmelin: Këshilli Federal po përpiqet të mbajë shoqërinë të bashkuar dhe t’i japë përparësi lirisë së çdo individi.
“Por, në fund, është interesi i përgjithshëm ai që ka rëndësi”, përcjell albinfo.ch. Në këtë moment kohe, Presidenti Federal nuk dëshiron të bëjë prognozë se si do të zhvillohet situata.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










