Shqipëria
Presidenti Meta bën thirrje për dialog
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka thënë se vendi nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.
Presidenti u ka bërë thirrje partive politike që t’i thërrasin mendjes e të ulen e të dialogojnë për tejkalimin e krizës.
“Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. Të gjithë t’i marrin përgjegjësitë e tyre. Askush nuk duhet t’i delegojë përgjegjësitë e tyre, aq më tepër presidentit të Republikës”, është shprehur Meta, transmeton albinfo.ch.
Kreu i shtetit ka dhe një përgjigje për deklaratën e kryeministrit, i cili në një konferencë për media të pak ditëve më parë u shpreh se nuk ishte thirrur nga kreu i shtetit për zgjidhjen e krizës politike.
“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më tepër te presidenti i Republikës. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat”, ka thënë Meta.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro











