Shqipëria
Presidenti Ilir Meta kërkon protesta paqësore
Pak para fillimit të protestës së opozitës, Presidenti Ilir Meta ka përsëritur edhe një herë thirrjen për protestë paqësore.
Meta theksoi se është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa shtoi se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre se sa të largohen nga vendi, transmeton albinfo.ch.
“Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi. Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar”, ka thënë ai.
Meta ka thënë se protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe të medieve të huajaduke shtuar se imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










