Kosova
Presidenti i Shqipërisë nga Zvicra lobon për zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Bürgenstock të Zvicrës, ku ndodhet për Samitin e Paqes në Ukrainë, u takua me disa nga homologët e tij botërorë.
Veç bisedave për angazhimin kolektiv në gjetjen e rrugës për t’i dhënë fund konfliktit, presidenti Begaj ka trajtuar në këto takime edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke vijuar lobimin për zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, të cilën e cilësoi një faktor stabiliteti në rajon.
Gjatë takimit me Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për aspiratën e integrimit evropian të Moldavisë.
Kreu i Shtetit i përcolli Sandu kërkesën për rishqyrtimin e vendimit për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë, ndërsa vlerësoi faktin që Moldavia po kontribuon me trupa në misionin paqeruajtës të KFOR-it.
Çështjen e Kosovës, Begaj e trajtoi edhe gjatë takimit me homologun afrikan të Kenias, William Ruto, të cilit i përsëriti kërkesën për njohjen zyrtare, duke theksuar se një lëvizje e tillë i shërben zgjerimit të frymës së paqes dhe sigurisë.
Shqipëria dhe Kosova, theksoi Begaj, janë në të njëjtën linjë të politikës së bashkëpunimit kolektiv për shmangien e konflikteve.
Presidenti zhvilloi, gjithashtu, takime me homologët e Kosovës, Malit të Zi, Sllovenisë, si dhe me drejtues të organizatave që marrin pjesë në Samitin për Ukrainën, përfshirë edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










