Shqipëria
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj takoi shqiptarët në Tuz të Malit të Zi
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj vizitën zyrtare dyditore në Malin e Zi e nisi me një takim me shqiptarët në qytetin e Tuzit.
Begaj në një postim në rrjetet sociale ndau pamje nga vizita në Tuz, ku vendosi edhe një kurorë me lule në bustin e heroit kombëtar të shqiptarëve “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
“E nisa vizitën me një takim me vëllezërit dhe motrat e Tuzit, të cilët më pritën me “Vallen e Mejdanit” në sheshin ku, prej 28 nëntorit të vitit të kaluar, hijeshon busti i heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, tha Begaj, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Malin e Zi. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, Begaj do të pritet nga homologu i tij në Malin e Zi, Jakov Milatović.
Axhenda parashikon gjithashtu vizita në komunat me shumicë shqiptare, Ulqin, Tuz dhe Guci si dhe takime me autoritetet më të larta të tyre si dhe me përfaqësuesit politikë të gjithë shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania Erdhi për pushime në vëndlindje, humb jetën në aksident ... -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy”
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










