Shqipëria
Presidenti i Shqipërisë apel qytetarëve, data e zgjedhjeve, 13 tetori
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ripërsëritur se data e zgjedhjeve lokale është 13 tetori i këtij viti.
Sipas tij, situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese, pavarësisht se kryeministri po insiston për të shkuar në votime me datën 30 qershor 2019, duke kërkuar që të kapë shtetin dhe të instalojë regjimin njëpartiak, transmeton albinfo.ch.
“Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019. Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese. Gjithsesi, kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste më 30 qershor 2019.
Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak”, ka shkruar Meta në Facebook.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro










