Integrimi
Presidenti gjerman, kumbarë i fëmijës së shtatë të familjes Blakqori
Fëmija i shtatë në një familje vlerësohet si kontribut i çmueshëm për të ndalur trendin e rënies së natalitetit në Gjermani
Aurelioni, më i vogli nga shtatë fëmijët e Arton dhe Daniela Blakqorit nga qyteti Wiefeldsted i Gjermanisë, është i lindur më 5 nëntor të vitit të kaluar dhe të gjithë, gjashtë fëmijët tjerë, qenë gëzuar për vëllanë më të vogël.
“Që të gjithë të shëndoshë si molla” ka thënë kryetari i qytetit Helmut Völkers tek po vizitonte të martën familjen Blakqori. Ai kishte ardhur me një mision të veçantë: t`i dorëzonte familjes certifikatën e mbi “kumbarinë e nderit” që po merrte presidenti gjerman Christian Wulf mbi sugarin e familjes, Aurelionin. Bashkë me certifikatën, ai në një pliko kishte sjellë edhe 500 euro që i jepeshin familjes dhuratë, shkruan gazeta “Nordwest Zeitung”.
Ai ka folur me këtë rast për tendencën e rënies së numrit të lindjeve në Gjermani dhe për këtë arsye, fëmija i shtatë në një familje vlerësohet si kontribut i çmueshëm për të ndalur këtë trend. Për të, personalisht, ishte rasti i parë që në komunën e tij po jepte një certifikatë të tillë.
Arton Blakqori është i lindur edhe vetë në një familje me tetë fëmijë, në Prishtinë dhe thotë se Gjermania është një vend që u kushton shumë rëndësi fëmijëve. Ai punon si floktar dhe ka tashmë katër lokale, ku punojnë 16 veta. Këtu ai e sheh perspektivën për veten dhe familjen.
Për të dhe për gruan e tij, Danielën, familja është gjithçka. Kështu, fëmijët i marrin me vete gjithkund, edhe në pushime, që të gjithë! Para dy vitesh, për shembull kishin shkuar me gjashtë fëmijët së bashku, në pushime në Spanjë. “Gjithçka është e mundur”, thotë Daniela ndërsa Artoni shton me buzëqeshje: “ne nuk kemi monotoni kurrë gjatë rrugës”.
Të gjithë fëmijët janë të angazhuar në shoqërinë sportive SVE Wiefelstede, ashtu si dhe babai. Ndërsa nëna, Daniela, ndonëse edhe vetë anëtare, thotë se “ka mjaft sport në shtëpi”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










