Lajme
Premtohet fond mbështetës edhe për shqiptarët e Malit të Zi
Kosova në kuadër të bashkërendimit të aktiviteteve me Shqipërinë për të ndihmuar shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Kosovës e Shqipërisë, po synojnë të ngrisin një fond të përbashkët edhe për shqiptarët e Malit të Zi, raporton Albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur nga ministrja e jashtme dhe diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla pas një takimi që pati me Kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha. Me këtë rast ata nënshkruan edhe një memorandum.
“Firmosja e këtij memorandumi konkretizon dëshirën e vullnetin e madh që kanë shqiptarët – për promovimin e vlerave dhe interesave legjitime të shqiptarëve.
Mbi të gjitha, sot lidhëm Besën dhe Fjalën me “Vatrën” tonë, për t’u bashkuar në besimin e palëkundur për të qëndruar drejtë e të guximshëm edhe kur kohërat nuk janë të lehta”, thuhet në njoftimin e zyrës së ministres Haradinaj.
E-Diaspora
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri












