Lajme
Këshilli Federal jep 248.8 milionë franga për të promovuar integrimin e të huajve
Këshilli Federal dëshiron të vazhdojë të mbështesë integrimin e të huajve me anë të kurseve të gjuhës, praktikave dhe zyrave të specializuara
Këshilli Federal ka vendosur të japë një “kredi zotimi” prej afër 250 milionë CHF (248 milionë) për vitet 2024 deri në 2027. Qeveria e shtetit ka marrë këtë vendim dje, të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Rreth gjysma e huasë – 32 milionë CHF në vit – do të rrjedhë në kantone, për zbatimin e programeve të ndryshme integruese.
Marrëveshjet përkatëse të programit parashikojnë shtatë fusha financimi, duke përfshirë gjuhën, trajnimin dhe punësueshmërinë ose bashkëjetesën dhe bashkëpjesëmarrjen, thuhet në një komunikatë të shërbimeve për informim të Këshillit Federal
Kantonet do të përdorin fondet federale kryesisht për të mbështetur masat për migrantët nga BE/EFTA dhe vendet e treta. Kjo shumë nuk përfshin kompensimin e integrimit prej 18,000 CHF për çdo refugjat veç e veç dhe për personat e pranuar përkohësisht (me status F).
E njëjta gjë vlen edhe për kontributet federale për personat me statusin e mbrojtjes S.
Programe dhe projekte
Përveç kontributeve federale në programet e integrimit kantonal, kredia e zotimit parashikon edhe kontribute për programe dhe projekte me rëndësi kombëtare në shumën totale prej 119 milionë frangash. Ndër të tjera, bëhet fjalë për arsimin paraprak në fushë të integrimit, i cili përgatit migrantët në mënyrë të synuar dhe të orientuar drejt praktikës për një praktikë (zanat ose kualifikim) të rregullt.
Së fundi, kredia e planifikuar e zotimit përfshin kontribute në masat për sigurimin e cilësisë dhe promovimin e inovacionit, përcjell albinfo.ch. Kjo përfshin, për shembull, mbështetjen e institucioneve kombëtare si klinikat ambulatore për trajtimin e refugjatëve të traumatizuar, njësinë e specializuar për martesat e detyruara ose “Rrjetin kundër gjymtimit gjenital femëror në Zvicër”.
Kredia do të trajtohet nga Parlamenti si pjesë e debatit për buxhetin e vitit 2024.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














