Shkurt.ch
Premitë e sigurimit shëndetësor rriten për 4%
Pagesa për sigurimin shëndetësor (arkat shëndetësore) në vitin që vjen do të shtrenjtohet mesatarisht 4 për qind. Këtë njoftim e ka bërë sot përmes një komunikate Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG) . Sipas saj, rritja do të jetë e njëjtë me atë që është shënuar edhe në vitin 2015.
E ndarë për kokë paguesi, rritja do të jetë 16.30 franga për person. Një rritje pak më të vogël do ta kenë premitë për të rinjtë e moshës madhore, gjegjësisht 3.9% ndërsa për fëmijët kjo rritje do të jetë mesatarisht 3.9%.
Por rritja e çmimit të sigurimit shëndetësor nuk do të jetë njësoj për të gjitha kantonet. Kështu, më së shtrenjti do të paguajnë gjatë vitit 2016 të siguruarit në kantonin Neuchatel. Atje do te ketë një rritje prej 8 për qind. Të rriturit atje do ë paguajnë 8.2% më tepër ndërsa të rinjtë deri në moshën 25 vjeçare 7.7% më shumë se deri më tash. Por rritjen më të madhe do ta kenë fëmijët të cilëve sigurimi shëndetësor do t`u shtrenjtohet për 14.1%.
Ndërsa rritjen më të vogël do ta kenë fatin ta kenë banorët e kantonit Appenzell Innerhoden, ku ajo do të shënojë vetëm 2.2% në krahasim me vitin 2015.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










