Kosova
Premiera e filmit “BOMBA” do të shfaqet edhe në Bernë të Zvicrës
Vazhdon xhiro e premierës së filmit shqiptar “BOMBA” në kantonet e Zvicrës
Filmi shqiptar “BOMBA” po vazhdon xhiron e premierës në shumë kinema të Zvicrës, me të pranishëm kryesisht shqiptarë dhe zviceranë.
Më 26 shkurt në Moserstrasse të kantonit të Bernës, duke filluar nga ora 17.30, në kinemanë “Cine ABC, Moserstrasse 24, 3014, shfaqet filmi artistik “BOMBA”, në regjinë e aktorit JAMES FETAHU, dhe aktorët nga Kosova, të njohur për publikun shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Filmi “Bomba” u shfaq edhe para disa javësh në Bellinzon, Kanton Ticino dhe në Bernhardzell të Zvicrës, para një audiece të gjerë.
Vlen të theksohet se ky film që shfaqet si premierë për Zvicër, trajton ngjarje të vërtetë gjatë luftës në Kosovë.
Më 25 shkurt filmi kosovar do të shfaqet edhe në Solothurn të Zvicrës, ku të pranishëm do të jenë edhe aktorët e filmit.
Detajet mund t` i shihni me poshtë në poster:





E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












