Muzikë
Prejardhja apo origjina? Asnjëra prej tyre, ato janë vërtet shqiptare

Me siguri e keni vënë re se si shumica e gazetarëve apo mediave tona i prezantojnë Rita Orën, Dua Lipën dhe Bebe Rexhën. ‘Dua Lipa, këngëtarja me prejardhje (nganjëherë përdoret fjala origjinë) shqiptare’. Njësoj edhe me rastin e Ritës dhe Bebes.
O ju gazetarë e ju media, këto tri këngëtare nuk kanë prejardhje e as origjinë shqiptare por JANË shqiptare. Komplet shqiptare janë. Me nanë e me babë, gjyshe e babgjysh. Madje, këto insistojnë se janë shqiptare. Edhe simbolikisht, nga fakti që nuk i kanë ndërruar as emrat e as mbiemrat. Këtu nuk kemi të bëjmë me ndërrim të prejardhjes. Vajzat nuk e kanë ndërruar përkatësinë vetëm për shkak se këndojnë anglisht dhe jetojnë në vende ku flitet po kjo gjuhë.
Njeriu ka prejardhje (origjinë) shqiptare kur më nuk është shqiptar. Kur në proces ka ndodhur asimilimi/transformimi: kur Ilirët janë shndërruar në shqiptarë. Ta zëmë, në rastet individuale kur dikush gjyshërit dhe gjyshet i ka pasur e shqiptarë e prindërit jo (njerin prind e më vonë të dytë). Nga kjo, edhe pasardhësi nuk është shqiptar, por ka origjinë shqiptare. Por, ky nuk është rasti me këto tri këngëtare.
Nëse dëshironi të jeni më korrekt, mund t’i prezantoni, dy të parat, si shqiptaro-britanike, kurse të tretën si shqiptaro-amerikane. Është fjala te shtetësia e dyfishtë, se aty humb vegëza e kuptimit. Njeriu mund të ketë shumë shtetësi, por përkatësia etnike-kombëtare nuk ndryshon.
Edhe ju që po i vëni maskat e po e mbuloni veç gojën e hundët po i leni jashtë, hiç më të mirë se këta gazetarë nuk jeni. Gjysmën e punës as ju nuk e keni të qartë.
Opinion: Daut Dauti
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri