Lajme
Prej sot jashtë përdorimit edhe pasaportat e vjetra shqiptare
Të gjithë qytetarët e Shqipërisë prej sot mund të udhëtojnë jashtë vendit vetëm me pasaporta biometrike
Pasaportat e vjetra edhe pse kanë afat nuk do t’u shërbejnë më për të kaluar nëpër pika kufitare, e për udhëtime jashtë vendit.
Në bazë të vendimit të Qeverisë së Shqipërisë, pasaportat jobiometrike kanë qenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri më datën 1 mars 2012.
Zëvendës ministri i brendshëm, Ferdinat Poni, ka sqaruar përmes një deklarate për media se shqiptarët mund të hyjnë në Shqipëri me pasaportat e vjetra, por ato nuk mund të përdorën për të dalë jashtë vendit, njofton mediet në Tiranë.
Sipas tij, 2 milionë e 217 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaportat biometrike.
Kështu, të gjithë shtetasit shqiptarë, që janë të pajisur me pasaporta jo biometrike, nuk mund t’i përdorin më ato, pavarësisht datës së skadimit që shënohet në dokument.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














