Lajme
“Prej Shpije”, projekti i parë në rajon i punës nga distanca
Në komunën e Gjilanit për herë të parë ka filluar projekti për punë nga distanca me emrin “Prej Shpije”. Me këtë model pritet të punojnë 10 zyrtarë komunalë
Komuna e Gjilanit është e para në rajon që ka aplikuar nga dita e sotme projektin “Prej Shpije” që nënkupton se disa detyra të administratës së komunës und të kryhen edhe në shtëpi. I pari që ka përfituar nga ky projekt është Sali Hasani, procesmbajtës në sekretarinë e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Që nga dita e sotme Hasani do të punoj në shtëpinë e tij, falë projektit të Komunës së Gjilanit për punën në distancë.
“Unë ndjehem si zyrtari më i privilegjuar i Gjilanit sepse po e filloj ta zbatoj një projekt të ri, atë të punës në distancë. Që nga sot, një zyre e shtëpisë sime është zyre e Kuvendit Komunal dhe të gjitha përgjegjësitë e mia do t’i kryej me përgjegjësi, elan dhe vullnet shumë të madh”, ka thënë Hasani në ceremoninë e hapjes së zyrës në shtëpinë e tij, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryetari Lutfi Haziri dhe drejtori i Administratës, Nazim Gagica.
Ndërsa kryetari i Gjilanit e vlerësoi shumë produktiv këtë projekt, i cili e bënë komunën e tij të parën në rajon që punohet edhe nga distanca.
“Gjilani është Komunë model sa i përket aplikimit të metodave të punës në administratë. Është programi i katërt që ne po e aplikojmë për këto 18 muaj, programe këto jashtëzakonisht në interes të ofrimit të shërbimeve për qytetarët, por edhe në interes të funksionalitetit”, ka thënë Haziri.
Kreu i Gjilanit tha se përparësia e këtij programi është se e mban të ‘okupuar’ në punë sërish tetë orë zyrtarin në fjalë, por është shumë më fleksibil në atë se si e menaxhon ditën.
“Profesori i gjuhës shqipe, Sali Hasani, i cili punon në sekretarinë e Kuvendit, është punëtori më i vjetër në shërbim civil, është zyrtari më i përgjegjshëm dhe është njëri prej autoriteteve, të cilin e kemi vendosur ta pilotojmë në këtë program të punës “Prej Shpije”. Kjo ndikon në realizimin e qind për qind të objektivave të punës sepse do të merret me procesverbale, që prodhohen nga Kuvendi”, tha ai.
Kryetari i komunës tha se në këtë projekt, përfshihen zyrtarët që nuk kanë impakt apo nevojë të drejtpërdrejt të punës dhe orareve të punës fizikisht në objektet e Komunës së Gjilanit.
Ndërsa drejtori i Administratës, Nami Gagica, theksoi se ky është projekt i analizuar mirë dhe sot po e bëhet praktik me zyrtarin për procesmbajtës të Kuvendit.
“Sot po e implementojmë projektin “Tele-work” (puna në distancë) apo siç e kemi quajtur ne “Prej Shpije”, e që është projekti i parë në nivel të Kosovës, por edhe në rajon, i cili do të ketë ndikim edhe në koston e vetë zyrtarit, por edhe në koston e vetë Komunës. Ne i matim objektivat që i ka arritur zyrtari në fjalë nëpërmjet softwerëve”, ka thënë Gagica.
Në bazë të këtij projekti, Komuna, sipas tij, ka paraparë që deri në fund të këtij viti, pjesë e “Tele-work” të jenë 10 zyrtarë komunal, për të vazhduar në të ardhmen edhe me të tjerë. Ndryshe, Komuna e Gjilanit e ka implementuar për herë të parë edhe projektin për nxjerrjen e çertifikatave online, sikurse edhe projektin e zyrave të hapura “One Stop Shop”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












