Bota
Prej fillimit të vitit janë vrarë 51 gazetarë
Që nga fillimi i 2015, në 20 vende janë vrarë 51 gazetarë, thuhet në raportin e organzatës zvicerane « Press Emblem Campaing », me seli në Gjenevë, e cila angazhohet për mbrojtjen e gazetarëve.
Në prag të 3 majit Ditës Botërore të lirisë së shtypit, organizata zvicerane ka shprehur shqetësim të thellë rreth përkeqësimit të kushteve të sigurisë në shumë vende, që ndikojnë në kryerjen e detyrave profesionale të gazetarëve. Dhe në qoftë se në katër muajt e parë të 2014 të kaluar janë raportuar 41 vdekje të gazetarëve në të njëjtën periudhë të këtij viti janë shtuar dhjetë viktima më shumë. Bëhet fjalë për rreth 24 për qind ose më shumë të tri viktimat në javë, thuhet në raportin e „Press Emblem Campaign”.
Lindja e Mesme mbetet rajoni me numrin më të madh të viktimave, 17 të vrarë, dhe në Ameriken Qendrore, ku në Meksikë, Guatemala dhe Honduras janë vrarë 6 gazetarë, tre prej tyre vetëm në Guatemalë. Libi, u bë vendi më i rrezikshëm, ku tetë gazetarë janë vrarë. Pastaj vjen Jemeni me 4 viktima, aq sa janë regjistruar në Ukrainë, ku për tri nga rastet është fjala për të ashtuquajturat ‘vrasjet në shënjestër’, “thuhet në raport, duke shtuar se gjithsej, që nga maji i vitit të kaluar deri në prill këtij viti janë vrarë 148 përfaqësues të mediave.
Organizata „Press Emblem Campaign”, e themeluar në vitin 2004, ka status konsultativ në Kombet e Bashkuara. Organizata në fjalë është duke u bërë përpjekje për të mobilizuar opinionin publik për të ndërmarë hapa më vendimtarë për të garantuar sigurinë e punëtorëve të mediave në zonat e konfliktit.
Përveç kësaj, organizata vazhdimisht ka reaguar për rastet kryesore të shkeljes së lirisë së shprehjes apo të etikës gazetareske.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












