Lajme

Prapë gaz lotsjellës, tani para zyrës së kryetarit

Gjysmë ore para se të nis seanca plenare e caktuar për orë 16:00, opozita ka hedhur gaz lotsjellës para zyrës së kryeparlamentarit Kadri Veseli

Kriza politike në Kosovës vazhdon të mbetet e tendosur ndërmjet dy taborëve politike, koalicionit të madh dhe fronit opozitar. Këta të fundi, gjysmë ore para se të nis seanca plenare e caktuar për orë 16:00, kanë hedhur gaz lotsjellës para zyrës së kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Zyra e kryeparlamentarit është në të njëjtit kat me zyrën presidentes Atifete Jahjaga. Kjo e fundit, sipas burimeve nga Kuvendi i Koosvës, nuk ka qenë në zyrë kur është hedhë gazi lotsjellës.

Deputeti i Vetëvendosje, Fisnik Ismajli, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se në zyrën e kryeparlamentarit Veseli, siç ka thënë ai“ka plasur gaz lotsjellës”. Ndërkaq portali IO thotë se agzin edhe kësaj here e ka hedhur shefja e grupit parlamentare të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.

Ndërkohë, thuhet se dhjetëra punëtor të administratës së Kuvendit dhe Presidentes e kanë lëshuar vendin e punën pas hedhjes së gazit lotsjellës në zyrat e tyre. Ndërkohë për rreth Kuvendit shihet një numër i madh i policisë së Kosovës, kurse në të gjitha kordoret vërehen detektorë shtesë për të pamundësuar futjen e gazit në objektin e Kuvendit.