Shkurt.ch

Pranohet iniciativa “Stop mbipopullimit”

Përgjegjësit e iniciativës Ecopop theksojnë me këtë rast se nuk kanë qëllime të drejtuara kundër të huajve

Në zyrën federale kompetente për iniciativa, në Bernë, ka arritur iniciativa popullore me moton “Stop mbipopullimit”. Këtë iniciativë për referendum e ka udhëhequr organizata ambientale Ecopop, e cila përmes saj synon që rritja e popullatës zvicerane të bëhet në mënyrë të kufizuar.

Ajo i ka plotësuar kushtet për tu hedhur në votim gjithëpopullor, pasi që ka mbldhur 120 mijë nënshkrime.

Kufiri i pranueshëm, sipas  saj është 0.2 për qind në vit. Veç kësaj, Ecopop kërkon që edhe vendet në zhvillim të mbështeten në planifikimin familjar.

Objektiv i shpallur i kësaj iniciative është që të kursehen resurset natyrore dhe hapësira për relaksim e Zvicrës.

Përgjegjësit e iniciativës theksojnë me këtë rast se nuk kanë qëllime të drejtuara kundër të huajve.