Bota
PPE, pas kundërshtimit për zgjerim: Kjo dëmton interesat rajonale
Në ditën e parë të samitit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Danimarka dhe Holanda iu bashkuan Francës, duke shprehur kundërshtinë e tyre ndaj çeljes së bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Parisi i pranoi përpjekjet e Shkupit, veçanërisht pas marrëveshjes së ndryshimit të emrit me Greqinë, por në rastin e Shqipërisë, të tri vendet shprehën shqetësime mbi përparimin e reformave të nevojshme, përcjell albinfo.ch.
Për Roland Freudenstein, drejtor i politikave të Wilfried Martens, Center for European Studies, i Partive Popullore Europiane PPE, qëndrimi i qeverisë së Macron e izoloi vendin, duke i shtuar disa “pengesa të fundit të politikës franceze për Evropën”.
“Kjo dëmton gjithashtu interesat rajonale të BE-së”, tha ai për EURACTIV, duke shtuar, se vetoja franceze në thelb thekson një dilemë që është karakteristike edhe për vende të tjera.
“Nga njëra anë, ka një lodhje të gjerë nga zgjerimi mes popujve, veçanërisht atyre në Europën Perëndimore, e kjo i detyrohet dhe problemeve të sundimit të ligjit në Poloni dhe Hungari”, shprehet ai.
Gjithashtu, thekson Freudenstein, ekziston problemi i besueshmërisë së Unionit në Ballkanin Perëndimor, pasi bisedimet e pranimit ishin premtuar në një nivel politik, shkruan Top Channel, përcjell Klan Kosova.
Po kështu ai nënvizon rrezikun se këto vende do të shtyhen drejt krahëve të hapur të Rusisë, Kinës dhe Turqisë, nëse blloku evropian nuk tregon se është serioz për zgjerimin.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











