Lajme
Pothuajse 9 milionë njerëz jetojnë në Zvicër
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (BFS)
Popullsia me banim të përhershëm në Zvicër vazhdoi të rritet gjatë vitit të kaluar; në fund të vitit 2022, 8.8 milionë njerëz jetonin në vend, sipas të dhënave të publikuara të martën nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), përcjell albinfo.ch.
Pasi emigracioni ishte ngadalësuar gjatë pandemisë Covid, ai u rrit përsëri më 2022: gjithsej 190,500 njerëz emigruan në Zvicër në 2022 – 15 për qind më shumë se në 2021-ën.
Në vitin 2022 popullsia me banim të përhershëm në Zvicër është rritur. Më 31 dhjetor ajo përbëhej nga më shumë se 8.8 milionë banorë. Vdekjet dhe martesat gjithashtu u rritën, ndërsa lindjet dhe divorcet ranë. Jetëgjatësia për meshkujt ka mbetur e pandryshuar, ndërsa ajo për femrat ka rënë lehtë.
Imigracioni dhe emigracioni si dhe emigracioni neto shënuan rritje. Këto janë disa rezultate provizore për vitin 2022 të statistikave të popullsisë dhe familjeve dhe statistikave të lëvizjes natyrore të popullsisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










