Integrimi
Portal për integrim, në 13 gjuhë
Nga fillimi i prillit, Zyra Kantonale për Migracion dhe Integrim e Aargaut ka promovuar një portal të ri me informacione për të huajt dhe për ata që kanë ardhur të jetojnë në Kantonin Aargau nga kantonet tjera.
Portali i quajtur Hallo-aargau.ch ofron informacione në 13 gjuhë të ndryshme duke filluar nga gjuha gjermane. Gjithsesi në mesin e tyre është edhe gjuha shqipe si njëra ndër gjuhët më të folura në këtë kanton.
Portali është menduar si një mjet për lehtësimin e integrimit të të huajve dhe për të shkarkuar autoritetet komunale nga ngarkesa e madhe. Përveç për të huajt, kjo faqe interneti përmban informata praktike edhe për të gjithë të interesuarit tjerë, shkruan azonline.ch.
Gjuhët në të cilat janë dhënë informacionet janë: gjermanisht, shqip, anglisht, frëngjisht, italisht, turqisht, boshnjakisht/kroatisht/serbisht, spanjisht, portugalisht, arabisht, japonisht, gjuha tamile dhe ajo tigrine.
Përmbajtja është shtruar në 12 fushat tematike që vijojnë: “Kantoni Aargau”; “Mirë të dihet”; “Gjuha dhe integrimi”; “Partneriteti dhe fëmijët”; “Shkolla dhe arsimi”; “Puna”; “Shëndeti”; “Siguria sociale”; “Banimi”; “Paratë dhe tatimet”; “Mobiliteti”; “Urgjenca dhe këshillimoret”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












