Bota
Popujt më inteligjentë, ja ku renditen zviceranët
Zvicra ndodhet në vendin e gjashtë me 26 çmime, aq sa ka edhe Japonia
Cilat vende kanë sistemin më të mirë arsimor? Cilat vende mund të mburren që qytetarët e tyre kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës?
“Vouchercloud” është përpjekur t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve, duke krijuar klasifikimin e 25 vendeve “më inteligjente”.
Mbledhja e të dhënave nga analistët përfshin numrin e çmimeve “Nobel” të fituar nga çdo vend, por edhe faktorë të tjerë, që synojnë të japin një parashikim të potencialit intelektual të brezave të ardhshëm.
Klasifikimi dominohet nga vendet aziatike dhe evropiane, Azia falë koeficientit të lartë të inteligjencës të regjistruar te studentët, ndërsa Evropa falë çmimeve “Nobel” të fituara, shkruan ‘monitor’.
Nuk është rastësi që në krye të klasifikimit është Japonia, që shkëlqen në të gjitha fushat e marra në konsideratë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa vende të tjera si Singapori, Hong-Kongu e Tajvani hyjnë në klasifikim edhe pse nuk kanë një kontribut të ndjeshëm në çmimet “Nobel”, por falë koeficientit të lartë të inteligjencës të regjistruar te studentët.
Në vend të katërt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi të gjitha falë 386 çmimeve Nobel, që janë si një kundërpeshë ndaj vendit të 28 për sa i përket koeficientit të inteligjencës dhe vendit të 13 në lidhje me sistemin arsimor.
Zvicra ndodhet në vendin e gjashtë me 26 çmime, aq sa ka edhe Japonia.
Ndërkohë, sipas klasifikimit i vendeve sipas Koeficientit të Inteligjencës, Zvicra ndodhet në vendin e 11-të me 100.2 pikë, derisa në vendin e parë është Singapori me 107.1.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025













