Lajme
Polonia regjistron rekord rastesh me koronavirus
Polonia raportoi të mërkurën për 6,526 raste të reja me koronavirus.
Shifra thyen rekordin e së dielës prej 5,300 rastesh të reja.
Ministria polake e Shëndetësisë tha se rastet e fundit rezultojnë nga testimi i 43,800 mostrave.
Numri i viktimave të lidhura me koronavirus – 116 – po ashtu theu rekordin e mëparshëm prej 76 viktimash, të regjistruar javën e kaluar.
Polonia ka konfirmuar në total 141,804 raste me koronavirus dhe 3,217 viktima, prejse ka nisur pandemia në muajin mars.
Numri i rasteve të reja atje tani është dhjetë herë më i lartë se ç’ ka qenë në pranverë.
Për rrjedhojë, autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja kufizuese nga fundjava e kaluar.
Qytetarët obligohen të veshin maska gjatë kohës së janë jashtë në publik.
Në “zonat e kuqe”, apo ato të prekura më së keqi, restorantet dhe baret duhet të mbyllen në orën 22:00.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











