Shkurt.ch
Polo Hofer, “Zvicerani i vitit” në SwissAwards
Radiotelevizioni i Zvicrës për të 14-tën herë me radhë ka ndarë çmimin “SwissAwards” në një spektakël me pjesëmarrje të një publiku të zgjedhur.
Polo Hofer është shpallur zvicerani i vitit. Aktori Bruno Ganz mori çmimin për arritjet e tij jetësore.
Në fushën e politikës ka fituar Christine Baer-Zehnder. Komuna e tij Riggisberg në kantonin e Bernës kishte raportuar si e vetmja komunë që kishte kërkuar strehimin e azilkërkuesve. Çmimi në kategorinë e biznesit shkon për Bruno Guissanin, organizator i konferencën TEDGlobal dhe konferencën TED në Zvicër.
Në kategorinë „Show “,Nick Beyeler fiton çmimin zviceran.
Beyeler ishte në vitin 2002 kampion botëror në gjimnastikë, ishte pjesë e programit në hapje të ceremonisë së Lojërave Olimpike 2008 në Pekin.
Çmimin për kulturë e ka marrë regjisori Xavier Koller, i cilit me filmin aktual ka mbushur kinematë zvicerane. Çmimin në kategorinë e pestë e ka marrë Katrin Hagen, i cili nga viti 2011udhëheq dy kampe ortopedike mjekësore. Këto kampe janë falas për pacientët.
Të gjithë “Zviceranët e vitit”:
2015: muzikanti Polo Hofer
2014: këshilltari federal, Didier Burkhalter
2013: lojtari profesionist i tenisit Stanislas Wawrinka
2012: skiatori Dario Cologna
2011: skiatori alpin, Didier Cuche
2010: infermierja Marianne Kaufmann dhe mjeku Rolf Maibach
2009: kirurgu i zemrës, René Pretre
2008: këshilltarja federale Eveline Widmer-Schlumpf
2007: Jörg Abderhalden Shuingeri
2006: trajneri i kombëtares zvicerane, Kobi Kuhn
2005: Formula 1, Peter Sauber
2004: Zhvillim, Lotti Latrous
2003: lojtari profesionist i tenisit, Roger Federer
2002: pediatri Beat Richner
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












