Politikani dënohet për shkelje në bazë race
Schmidhauser ka bërë thirrje që myslimanëve, vetëm për shkak të përkatësisë religjioze, të mos u lejohet marrja e shtetësisë
Është dënuar me një gjobë prej 5400 frangash me kusht dhe një zhdëmtim prej 1170 frangash kryetari i partisë së djathtë SD për kantonin e Thurgaut Willy Schmidhauser. Këtë dënim e ka shqiptuar gjykata e qarkut në Steckborn të këtij kantoni. Dënimi nuk është bërë ende i plotfuqishëm.
Politikani nga Zvicra lindore në vitin 2007 në gazetën partiake «Schweizer Demokrat» kishte publikuar një tekst me titullin „Përse myslimanët nuk bën të marrin kurrë shtetësinë zvicerane». Sipas padisë, Schmidhauser në artikullin e tij ka bërë thirrje që myslimanëve, vetëm për shkak të përkatësisë religjioze, të mos u lejohet marrja e kësaj shtetësie.
Gjykata ka ardhur në përfundim se me këtë akt ai ka shkaktuar diskriminim racial. Prokurori kishte kërkuar gjobitje prej 7200 frangash dhe një zhdëmtim prej 1200 frangash.
Vetë Schmidhauser nuk kishte marrë pjesë në gjykim..
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











