Shkurt.ch
Politikani britanik: “Shefat në Bruksel urrejnë Zvicrën”
Nigel Farage, politikani kontrovers britanik, i njohur si kundërshtar i BE-së, me tiradat e veta kundër Brukselit i ka dalë "në mbrojtje" edhe Zvicrës.
“Zvicra nuk bën të tiranizohet nga Unioni Evropian”, ka thënë kryetari i Partisë britanike të Pavarësisë, për të cilin “Zvicra është një dëshmi se si mund t`i ketë punët fare mirë një vend që është jashtë BE-së”. Por, kjo gjendje, sipas tij nuk po i konvenon Brukselit. “Bosët në Bruksel urrejnë Zvicrën. Ata duan që t`a zhdukin atë.”, ka thënë Farage në një intervistë për “SonntagsBlick”. Ndërsa vetë atij i pëlqen shumë mënyra e si zviceranet kane injoruar politikanët e BE-së.
Farage ka thënë më tej se për Zvicrën nuk ka arsye për shqetësim. “BE-në e presin dhjetë vite të mjerimit. Ajo do të luftojë për mbijetesë, kështu që ashpërsia ndaj Zvicrës nuk do të ketë më prioritet për të”, thotë politikani britanik.
Qëndrimi kritik ndaj Be-së, kohëve të fundit nuk është më vetëm specialitet i politikanit Farage në Britani. Edhe kryeministri britanik, Cameron ka paralajmëruar hapa për dalje nga BE-ja.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












