Politikanët kosovarë deklarojnë pasurinë
Më i pasuri, ashtu siç edhe pritej, doli të jetë zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli me 170 milionë euro, kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 1,357,000 euro.
Në deklarimin e pasurisë që kanë bërë drejtuesit e lartë të institucioneve të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga, ka vetëm një veturë “Golf”, në vlerë prej 6 mijë eurosh, raporton Kosovapress.
Në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka deklaruar se ka 7,849 euro në konto, paga vjetore si presidente, 34,478 euro dhe një veturë “Golf” në vlerë 6,000 euro, të blerë në vitin 2009.
Kryeministri si pasuri të paluajtshme ka deklaruar në vlerë prej 1,357,000 euro, vetura në vlerë 13,000 euro, para të gatshme në bankë 11,424, ndërsa paguan kredi bankare në vlerë prej 100,000 euro. Po ashtu ka deklaruar pagën vjetore që e merr si kryeministër.
Kurse lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka fare pasuri.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duket të jetë personi më i varfër në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk ka pasuri të paluajtshme, ndërsa të hyra të vetme i ka nga paga e deputetit të Kuvendit të Kosovës, ku paga vjetore që merr si deputet është 17.856 euro dhe honorarin vjetor në gazetën “Zëri” 1384 euro.
Për herë të parë u publikua edhe pasuria shumë e përfolur e zëvendëskryeministrit të Kosovës Behgjet Pacollit, vlera e të cilës është mbi 170 milionë euro.
Zëvendëskryeministri Pacolli në emër të paluajtshmërive ka deklaruar tokë, lokale afariste, shtëpinë dhe pasuri në formë kompanish që operojnë jashtë, me vlerë prej rreth 133 milionë eurosh.
Nga aksionet, sipas formularit të pasurisë së deklaruar Pacolli posedon me 60 për qind të aksioneve të Bankës Ekonomike të Kosovës në vlerë 15 milionë euro si dhe posedon të gjitha aksionet e kompanisë “Siguria” në vlerë 22 milionë euro.
Në emër të luajtshmërive, Pacolli ka deklaruar katër vetura “Mercedes” në vlerë prej afro 280 mijë eurosh.
Ndërkaq, nga formulari i prezantuar në AKK, shihet se ai ka deklaruar para të gatshme në vlerë prej rreth 40 mijë euro, kurse të hyrat vjetore të lajmëruara nga Pacolli sillen mbi 560 mijë euro.
Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se 84 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë te kjo agjenci, sipas afatit të paraparë.
Kjo agjenci, ka bërë të ditur se nga zyrtarët publikë, 95 për qind e kanë deklaruar pasurinë, brenda afatit kohor, të cilin e përcakton Ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.
Sipas këtij ligji numri i zyrtarëve të lartë publikë, të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 1830.
Nga ky numër i tërsishëm obligimin ligjor e kanë përmbushur 1746.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz