Bota
Policia vret të dyshuarin kryesor për sulmin në Barcelonë
Policia vret të dyshuarin kryesor për sulmin në Barcelonë
Policia spanjolle ka qëlluar për vdekje të dyshuarin kryesor për sulmin e së enjtes së shkuar në Barcelonë, Younes Abouyaaqoub.
Policia beson se ai ishte ngasësi i kamionit që hyri në turmën në Las Ramblas duke lënë të vdekur 13 persona dhe duke lënduar më shumë se 100 të tjerë.
Ai u qëllua për vdekje rreth 40 kilometra në perëndim të Barcelonës afër një pompe benzine.
Abouyaaqoub, para se të qëllohej kishte kërcënuar me një rrip eksplozivi falso. Ai thuhet se ka bërtitur “Allahu Akbar”. Policia menjëherë kishte rrethuar vendin e ngjarjes dhe më pas kishin ekzaminuar vendin përmes robotëve për të gjetur se ky rrip nuk ishte bombë e vërtetë. Për këtë arsye u vonua deri në identifikimin zyrtar të Abouyaaqoubit.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet e javës së shkuar në Spanjë, edhe pse nuk dihet akoma nëse ndonjë nga sulmuesit kishte lidhje direkte me këtë grup, shkruan BBC.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









