Lajme
Policia shqiptare zbulon një ton drogë
Droga e llojit kanabis-sativa, është zbuluar në fshatin Bulsharë të rrethit të Mirditës në Shqipërinë veriore. Më shumë se 900 kilogram ishin duke u tharë, për t’u nxjerr në treg
Policia e Shqipërisë nga Njësiti Kundër Narkotikëve, ka zbuluar dhe asgjësuar një sasi të mëdha droge, rreth një mijë kilogram, e cila ishte korrur dhe po bëhej gati për treg. Droga e llojit kanabis-sativa, është zbuluar në fshatin Bulsharë të rrethit të Mirditës në Shqipërinë veriore.
Në operacionin e koduar “Oroshi”, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve nga rajoni i Lezhës, arrestuan në flagrancë një qytetarë, ndërsa lëshuan fletarrest edhe për tre të tjerë. Këta katër persona dyshohet se e kanë kultivuar, korrur dhe ishin duke e tharë drogën, që ta nxjerrin në treg.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në këtë rajon, janë gjetur 2 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis-sativa. Njëra parcelë ishte e korrur dhe materiali bimor ishte ne proces tharje me një peshë prej 931 kilogramësh, ndërsa në parcelën tjetër janë gjetur 155 rrënjë të llojit kanabis.
Policia po ashtu njofton, se në këtë aksion janë sekuestruar tetë thasë me lëndë narkotike, me një peshë prej 57 kg, e cila ishte bërë gati për t’u hedhur në treg. Kjo drogë, sipas Policisë, është asgjësuar me anë të djegies.
Shqipëria, pasi është vlerësuar nga bashkësia ndërkombëtare si vend origjine për prodhimin e kanabis-sativës, ka marrë një aksion të gjerë për të luftuar kësaj dukurie. Vetëm në fshatin Lazarat, që ishte cilësuar si “çifligu i drogës” në Evropë, janë asgjësuar mijëra tonë drogë dhe janë arrestuar dhjetëra persona.
Siç ka raportuar dy vjet më parë agjencia AFP, vetëm në Lazarat, një fshat me 4000 banorë në rrethinën e Gjirokastrës, prodhoheshin rreth 900 ton marihuanë. Por, lufta kundër kanabis-sativës tani nga jugu është bartur në pjesën veriore të vendit. Vetëm brenda këtij viti policia shqiptare ka asgjësuar mijëra fidanë të tipit kanabis-sativa.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












