Shkurt.ch
Policia rrethon shtëpinë ku është barrikaduar një i armatosur
Së paku një person është barrikaduar në një shtëpi në Malters që e ka rrethuar policia që nga pasditja e të martës, njofton policia e Lucernit. Raportohet se ka pasur të shtëna. Mbetet e paqartë nëse në ndërtesë ka edhe njerëz tjerë. Një zëdhënës policie nuk ka dashur të japë informacione nëse personi i barrikaduar është i armatosur ose jo, shkruan sda.ch.
Megjithatë, gazeta Luzerner Zeitung, duke iu referuar një personi në fqinjësi me vendin e ngjarjes, shkruan se një person ka qëlluar me armë nga dritarja e ndërtesës së përmendur.
Policia nuk pranon të tregojë qëllimin e rrethimit të shtëpisë, me arsyetimin se këtë do ta bëjë pas përfundimit të aksionit, transmeton albinfo.ch.
Rreth shtëpisë së përmendur, krahas policëve, në gjendje gatishmërie janë edhe autoambulancat.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











