Jeta në Zvicër
Policia kontrollon 170 persona në 14 klube, arrestohen shtatë prej tyre
Nga të arrestuarit janë tri gra dhe një burrë të cilët punonin pa leje pune në lokal ose si muzikantë
14 klube, 170 persona të kontrolluar dhe shtatë arrestime: ky është bilanci i ndërhyrjes së policisë kantonale të Cyrihut në qarkun Bülach dhe Uster gjatë natës së premte, shkruan zsz.ch.
Siç bëri me dije vetë policia, në mesin e të arrestuarve janë tri gra dhe një burrë të cilët punonin pa leje pune në lokal ose si muzikantë, përcjell albinfo.ch. Po ashtu janë arrestuar edhe dy shefa të lokaleve, të cilët ishin njëherësh edhe punëdhënës.
Personi i shtatë është arrestuar për shkak se nuk kishte paguar një gjobë. Pas pagesës së saj, ai është liruar menjëherë. Të gjithë të arrestuarit janë të moshave 22 deri 49 vjeç dhe me origjinë nga Serbia, Maqedonia, Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Zvicra.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











