CH-Ballkani
Policia konfiskon 40 ton drogë dhe shumë armë
Policia Shqiptare ka arritur të asgjësojë në Lazarat rreth 112 mijë rrënjë të bimëve narkotike, si dhe ka konfiskuar mbi 40 tonë drogë. Janë gjetur edhe armë të rënda
Policia e Shqipërisë brenda shtatë ditëve sa po zgjat aksioni në Lazarat, ka arritur të asgjësojë rreth 112 mijë rrënjë të bimëve narkotike dhe fidanëve, si dhe ka konfiskuar një sasie mbi 40 tonë drogë të llojit kanabis sativa. Lazarati ndërkaq ka filluar t’i kthehet normalitetit.
Sipas Policisë Shqiptare, në fshat janë konfiskuar 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës së Lazaratit. Po ashtu gjatë kontrollit të shtëpive, janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llamba për ngrohje.
Ndërsa është konfiskuar sasi e madhe e armeve nga anti-tanke e kundërajror, deri të armët këmbësorie.
“Janë konfiskuar 98 armë zjarri automatikë e pushkë, 6 pistoleta, 2 snajperë, 1 kundërajror me gjithë shtrat, 7 mitrolozë, 2 anti-tankë, 1 murtajë dhe 2 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 3 armë gjahu”, raporton Policia, citon Noa.
Po ashtu, sipas të njëjtit burim, kriminelët që kanë mbrojtur kartelet e drogës, para se të arratisen përveç që ia kanë vënë flakën drogës, ata kanë djegur edhe armët me të cilat kanë sulmuar Policinë. “Janë gjetur e sekuestruar dhe 1 snajper i djegur dhe 7 armë të tjera të djegura si: 3 mitrolozë të rëndë, 1 mitroloz i lehtë, 2 automatikë dhe 1 pushkë të djegura”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Policia ka ushtruar kontroll në territoret e mbi 413 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë.
Në kuadër të këtij operacioni janë plagosur një polic dhe dy qytetarë. Policia ka arrestuar 18 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










