Lajme
Policia kantonale e Cyrihut, operacion në Olten
Një operacion i madh policor u zhvillua sot në qytetin Olten. Policia mori disa qiramarrës në pyetje teksa arsyeja është ende e paqartë, shkruan 20min.ch, përcjell albinfo.ch.
Një operacion i madh policor i udhëhequr nga policia kantonale e Cyrihut u zhvillua sot në Haslistrasse të Olten që nga mëngjesi, ndërsa përveç forcave policore, në vendngjarje duhet të jetë edhe prokuroria publike.
Sipas njoftimit, punonjësit e policisë kanë nxjerrë dy kompjuterë nga godina e mbyllur, teksa dy qiramarrës janë marrë në pyetje. Pasdite, bimët dhe disa thasë u pastruan nga ndërtesa, por është ende e paqartë për çfarë bimë bëhet fjalë.
Një dëshmitar për “TeleM1” tha se operacioni filloi rreth orës katër të mëngjesit, ku “mbi 200 oficerë policie” hynë në ndërtesë.
Ishte si në luftë, u shpreh ai, i cili edhe pse nuk ishte i përfshirë në këtë çështje, policia e mori në pyetje për disa orë.
“Më treguan fotot e autorëve. Mesa duket, këta tre autorë kanë rrëmbyer dikë në Cyrih. Policia me siguri supozon se ky person është vrarë”, raporton një tjetër dëshmitar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













