Lajme
Dyshohet se 20-vjeçari kosovar u vra nga kushëriri i tij në Itali
Erion Morina 20 vjeçar ka humbur jetën në Itali, rasti po hetohet për shkaqet e vdekjes së tij
Policia italiane ka bërë të ditur se ka arrestuar M.Morinën, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, Erion Morinës, 20-vjeçarit nga Drenoci i Malishevës, trupi i pajetë i të cilit u gjet në lumin e Kalkios në Itali, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, M. Morina është kushëriri i viktimës, i cili ishte moshatar me të dhe së bashku me të ishin shpërngulur në Itali, para disa vjetëve.
Po ashtu, mediat italiane raportojnë se M. Morina u arrestua nga policia ditën kur ndodhi vrasja, por arrestimi i tij u bë i ditur vetëm mbrëmjen e djeshme.
Sipas informatave, ende nuk janë sqaruar shkaqet e vdekjes së 20-vjeçarit, i cili kur u gjet në kanal, kishte plagë në kokë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës. Për të kuptuar nëse Erion Morina vdiq nga plagët ose pasi ra në kanal, është urdhëruar autopsia e trupit të pajetë të tij.
Nga ana tjetër, në vendin e ngjarjes gjatë ditë së djeshme shokët e tij vendosën disa buqeta me lule dhe qirinj.
Në përkujtimin e tij morën pjesë edhe qytetarë italianë dhe fqinj të ndërtesës, ku viktima kishte jetuar për gjashtë muaj së bashku me kushëririn e tij M.Morina, i dyshuar për vrajsen e tij. /Albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











