Futboll
Policia gjermane: 500 huliganë serbë planifikojnë të shkaktojnë trazira në ndeshjen ndaj Anglisë
Policia gjermane beson se një grup prej 500 huliganësh serbë po planikifon të shkaktojë dhunë në ndeshjen e parë të Anglisë në “Euro 2024” të dielën, përcjell albinfo.ch.
Peter Both, shefi i policisë në Gelsenkirchen, tha se planifikojnë ta identifikojnë grupin para se ata të përleshen me mbështetësit e Anglisë në qytetin gjerman.
“Unë mendoj se sfida më e madhe për ne do të jetë identifikimi i grupeve të dhunshme, përçarëse në një fazë të hershme, për t’i ndarë ata nga tifozët paqësorë dhe që i binden ligjit, kjo do të jetë sfida jonë më e madhe”, tha Peter Both.
Rreth 40,000 tifozë anglezë pritet të udhëtojnë për të parë ndeshjen së bashku me 5,000 deri në 8,000 tifozë serbë.
Anglia luan me Serbinë të dielën në mbrëmje në orën 21:00 në Veltins Arena, e cila është shtëpia e klubit të Bundesligës, Schalke.
Më shumë se 1,000 oficerë policie gjermane do të jenë në detyrë të dielën, të mbështetur nga vëzhguesit e huliganëve, shkruan The Guardian.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











