Shkurt.ch
Policia gjen 8 kilogramë heroinë në një valixhe
Policia ka konfiskuar të dielën në Aeroportin e Cyrihut një sasi të madhe të drogës së llojit të heroinës. Tetë kilogramë heroinë janë gjetur në valixhen e dy personave që kishin ardhur nga Abu Dabi dhe po udhëtonin drejt Amsterdamit (Holandë) njofton srf.ch.
Dyshimi për trafik droge u ka lindur policëve gjatë kontrollimit rutinor të bagazhit, ndërsa droga gjendej në valixhen tashmë të dorëzuar të njërit prej personave.
Droga e konfiskuar është dërguar në institutin e foresikës për kontrollim. Dy meshkujt e arrestuar i janë dhënë në dorëzim Prokurorisë shtetërore kompetente.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










