E-Diaspora
Policia e trafikut e gjen kufomën në makinë dhe vrasësin me armë në dorë
Pasi është ndalur makina, shoferi ka dalë jashtë saj. Ai mbante në dorë një armë...
Të shtunën, 8 shkurt 2020, në orën 1.18 pas mesnatës, një patrullë policore që po bënte inspektimin e makinave ka ndalur për ta kontrolluar një makinë Ford në zonën e vendbanimit Minfeld.
Pasi është ndalur makina, shoferi ka dalë jashtë saj, shkruan merkur.de. Ai mbante në dorë një armë, të cilën menjëherë e ka hedhur duke provuar ta fshihte. Por, ajo që ka gjetur policia në ulësen krahas shoferit ka qenë e tmerrshme: një grua e pajetë e cila kishte plagë të shkaktuara me armë zjarri.
Mjeku i urgjencës i alarmuar ka mundur të përcaktonte vetëm vdekjen e gruas, transmeton albinfo.ch. Gruaja ishte një 33-vjeçare nga Landau, ish-partnere e të dyshuarit për vrasje. 32-vjeçari kosovar është arrestuar përkohësisht.
Komisioni për hetime rreth vrasjeve në kuadër të Inspeksionit Qendror Penal ka filluar hetimet, përcjell albinfo.ch. 32-vjeçari është sjellë para gjyqtarit të hetimeve në Gjykatën e rrethit Landau të shtunën pasdite. Me kërkesën e prokurorit publik Landau, ky i fundit ka urdhëruar urgjentisht ndalimin e të dyshuarit. Ai është dërguar në një institucion korrektues (burg).
Ndërkohë janë duke vazhduar hetimet nga zyra e prokurorit publik Landau dhe nga komisioni që merret me rastet e vrasjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














