Bota
Policia e serbëve të Bosnjës arreston babain që ka kërkuar drejtësi për vrasjen e djalit të tij
Policia e Bosnje Hercegovinës ka arrestuar të mërkurën në Banja Llukë, Davor Dragiçeviq, kërkesa e të cilit për vdekjen e djalit të tij, Davidit ka nxitur protesta muaj më parë.
Policia e ka ndaluar atë në kryeqytetin e Republikës së serbëve të Bosnjës, pasi ai nuk u është përgjigjur kërkesave të autoriteteve për t’u marrrë në pyetje.
Përveç tij, policia ka arrestuar edhe disa persona tjerë, duke përfshirë edhe ish-gruan e Dragiçeviqit.
Avokati i familjes ka thënë se Davor Dragiçeviq është lënduar gjatë ndalimit, mirëpo policia ka mohuar këtë pretendim, shkruan albinfo.ch
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë ka reaguar pas këtyre zhvillimeve, duke thënë se është duke vëzhguar këtë situatë.
“Ngjarjet e së mërkurës në Banja Llukë dërgojnë një sinjal negativ dhe alarmues për sundimin e ligjit”, është thënë në deklaratë.
Dragiçeviq pati themeluar Lëvizjen Drejtësia për Davidin, pas vdekjes së djalit të tij 21 vjeçar në mars të këtij viti.
David ishte gjetur i vdekur pas një jave prej kur ishte raportuar për zhdukjen e tij.
Babai i tij ka thënë se ai është torturuar dhe vrarë, derisa sipas policisë viktima ka vdekur pas përdorimit të alkoolit dhe drogës.
Në një marsh të mbajtur më 5 tetor, Davor Dragiçeviq pati thënë se “ministria e Brendshme ka organizuar vrasjen e Davidit”.
“Ky është shtet kriminal, polici kriminale”, ishte shprehur ai.
Autoritetet në Sarajevë dhe Banja Llukë kanë mohuar këto pretendime.
Pas arrestimeve të 25 dhjetorit, policia ka hequr një memorial të improvizuar për David Dragiçeviqin, vend të cilin banorët kanë vënë qirinj dhe lule për muaj të tërë.
Dhjetëra persona kanë shikuar këtë ngjarje me lot në sy.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











