Lajme
Policia e Maqedonisë përdor gaz lotsjellës kundër refugjatëve
Policia e Maqedonisë përdori gazin lotsjellës për ta shpërndarë turmën e refugjatëve afro-aziatikë që vërshuan kufirin në përpjekje për të depërtuar me dhunë në Maqedoni
Gjendja e sigurisë në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ka dalë jashtë kontrollit pasi një grup i refugjatëve afro-aziatikë, që ishin të ngujuar në zënën e askujt, tentuan të hyjnë dhunshëm në Republikën e Maqedonisë. Për t’i parandaluar ata, Policia maqedonase përdori gazin lotsjellës.
Situata u rëndua kur refugjatët e ngujuar në anën greke, shkulën portën e hekurt të përforcuar me tela me gjemba mes dy vendeve.
Ndërkaq qindra të tjerë u ulën në binarët e hekurudhës duke refuzuar të çoheshin derisa t’iu lejohet të kalojnë kufirin. Besohet se në kampin në Idomeni, që paraqet pikën kryesore të tranzitimit të refugjatëve, janë grumbulluar rreth 8 mijë persona edhe pse ky kamp ka kapacitet për vetëm 2500.
Nga ana tjetër, qindra aktivistë protestuan në Athinë përpara ambasadës austriake. Ata i bërë thirrje Vjenës t’i hapë portat për emigrantët, raporton AlsatM. Një ditë më parë shefat e policive të Austrisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Kroacisë ranë dakord që të kufizojnë valën e refugjatëve duke lejuar kalimin e vetëm 580 persona në ditë.
Por, ky vendim i shteteve anëtare u kritikua ashpër nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Evropa nuk mund ta lejojë zhytjen e Greqisë në kaos, ka theksuar Merkel duke shtuar se Shtetet e BE-së nuk luftuan aq fort për ta mbajtur Athinën në zonën e euros, vetëm që pastaj ta linin në baltë.
Derisa refugjatët nga Lindja e Mesme kanë bllokuar hekurudhën në zonën kufitare midis Greqisë dhe Maqedonisë, Ushtria e Maqedonisë po ngre një gardh të ri me gjemba në kufij. Maqedonia nuk pranon më shumë se 300 refugjatë në ditë, të cilët pas pak orë qëndrimi në kampet e Gjevgjelisë dhe Tabanocit udhëtojnë drejt vendeve perëndimore. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se kalimi i refugjatëve nëpër Maqedoni nuk duhet të paraqesë problem për vendin, përderisa ata nuk ndalen për një kohë më të gjatë këtu.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












