Shqipëria
Policia e Kosovës ndalon 41 lëmosh-kërkues të Shqipërisë
Pas identifikimit të tyre, është konstatuar se të njëjtit janë duke qëndruar në mënyrë të pa rregullt bazuar në Ligjin për të Huaj
Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës ka ndaluar sot në Prishtinë, 41 shtetas nga Shqipëria, prej të cilëve 18 janë fëmijë dhe 23 të rritur, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë për të kërkuar lëmoshë. Pas identifikimit të tyre, është konstatuar se të njëjtit janë duke qëndruar në mënyrë të pa rregullt bazuar në Ligjin për të Huaj
“Gjatë trajtimit të tyre janë inkuadruar edhe hetuesit e Drejtorisë kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, të cilit i kane trajtuar të gjitha rastet nga fushë veprimtaria e tyre, mirëpo nuk janë gjetur elemente të trafikimit me qenie njerëzore”, konstaton Policia, transmeton KP.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore dhe kompletimit të lëndëve, të gjithë shtetasit ndaj të cilëve është lëshuar urdhri i largimit me forcë janë depërtuar në mënyrë të organizuar në Shqipëri. Ndryshe kohën e fundit rrugët e Kosovë janë mbushur me lëmosh-kërkues nga Shqipëria, të cilët kryesisht i përkasin komunitetit romë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










