Kosova
Policia e Kosovës ka një kërkesë për mërgimtarët
Policia e Kosovës ka dalë me një kërkesë pë mërgimtarët, duke parë mbingarkesën në pikat kufitare
Për shkak të fluksit të madh në Pikën Kufitare Merdar, policia kërkon që të shfrytëzohen edhe pika të tjera të kalimit të kufirit.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM / KËRKESË
Policia e Kosovës, për shkak të fluksit të madh në PKK Merdar, kërkon që të shfrytëzohen edhe pika të tjera të kalimit të kufirit.
Prishtinë, më 31 korrik 2021
Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdar është shumë i madh dhe pritjet janë të gjata. Koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët tanë.
Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021) në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta (shih tabelën më poshtë).
Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje, ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










