Kosova

Policia e Kosovës gjen veturën e kërkuar nga autoritetet suedeze, arrestohet një person

Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, kanë realizuar sot një operacion që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.

Gjatë aksionit, policia ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze. Vetura dhe personi i dyshuar janë dorëzuar për trajtim nga njësitet kompetente të Policisë.

Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.

Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.