Kosova
Policia e Kosovës dhe Shqipëria me medalje e nderime për Heroin Afrim Bunjaku
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi familjen Bunjaku dhe në emër të Policisë së Kosovës shprehu ngushëllime për rreshterin Afrim Bunjaku i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe sigurisë publike, integritetit dhe sovranitetit, si dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e policisë thuhet se drejtori Hoxha, familjes së heroit Afrim Bunjaku i ndau medaljen “Mburojë e Policisë”, si dhe në emër të ministrit të punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla i dorëzoi flamurin e Republikës së Shqipërisë si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku, përcjell albinfo.ch.
“Ky ishte edhe një mesazh tjetër i Drejtorit të Përgjithshëm që në këso kohë të vështira të qëndrojmë bashkë dhe të mbështesim familjen Bunjaku dhe të gjithë pjesëtaret e Policisë që me dedikim e sakrificë përkushtohen në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën tonë”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












