Kosova

Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët në veri

Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë zhvilluar sot ushtrimin e koordinuar “ALAMO” në pjesën vervoer, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit operacional ndërmjet njësive policore dhe forcave të KFOR-it.

Sipas njoftimit, ushtrimi synonte testimin e koordinimit, komunikimit dhe reagimit të shpejtë në situata ku kërkohet garantimi i një ambienti të sigurt për qytetarët, transmeton albinfo.ch.

Bëhet e ditur se gjatë ushtrimit u testuan koha e reagimit, efikasiteti i pajisjeve dhe komunikimi ndërmjet ekipeve, ndërsa u zbatua edhe një sërë taktikash të ndërhyrjes për menaxhimin e situatave të ndjeshme në terren.