Kosova
Policia e konfirmon që çekët tentuan ta fusin dronin në stadiumin “Fadil Vokrri”
Njësitet policore janë ndaluar dy vetura me targa të Republikës së Çekisë në të cilat ishin tetë persona
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të tetë tifozëve çekë, të cilët kishin planifikuar ta fusnin dronin me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Ju njoftojmë se me datë 06.09.2019 rreth orës 20:00 në rrugën Shtërpcë –Prevallë ,nga
Njësitet policore janë ndaluar dy vetura me targa të Republikës së Çekisë në të cilat ishin tetë persona.
Gjatë kontrollimit,në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim ,,Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim ,,Nema predaje”, 6 thika,2 radiolidhje,1 shufër hekuri dhe 1 dron.
Nga ana e policisë të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin policor në Ferizaj-Sektori i hetimeve rajonale për intervistim dhe verifikimin e qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit,me urdhër të tij , janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt.
Nga njësiti i migrimit , personave ju është dorëzuar ftesa zyrtare që me datë 07.09.2019 të paraqiten në këtë njësi për procedura të mëtutjeshme.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












