Lajme
Policia do t`i kthejë mbrapsht ata që me makina kampimi shkojnë drejt Tiçinos
"Ne do t`i ndalojmë dhe do t`i kthejmë mbrapsht të gjithë ata që drejt Tiçinos janë nisur me makina kampimi, "pasi të gjitha kampet në Ticino janë të mbyllura", ka thënë Blättler
Rrugët për në Tiçino, drejt jugut të Zvicrës, në prag të çdo feste dhe sidomos të Pashkëve, vërshohen nga turistët, jo vetëm zviceranë që lakmojnë jugun me më shumë diell, shkruan albinfo.ch.
Shumë zviceranë nga “kjo anë e Gothardit” (Zvicra gjermane) kanë kampshtëpizat ose vilat e tyre në Tiçino. Kështu, ata çdo pushim ose fundjavë e shfrytëzojnë për ta kaluar atje.
Pak ditë para Pashkëve, autoritetetet e kantonit jugor të Zvicrës u kanë bërë disa herë apel bashkatdhetarëve të tyre veriorë që të mos marrin rrugën për në Tiçino. Ata madje kanë shkruar më tej, duke kërkuar mbylljen e Gotthardit, pikës më të frekuentuar lidhëse në mes të veriut dhe jugut.
Kjo, për të shmangur rrezikun nga koronavirusi, pandemi kjo që më së rëndi e ka goditur pikërisht këtë kanton, për shkak të afërsisë me Italinë.
Tani, një apel i tillë zviceranëve u ka ardhur edhe nga Stefan Blättler, Presidenti i Konferencës së komandantëve Kantonalë të policisë, transmeton albinfo.ch. “Në rrugën për në Tiçino do të ushtrohen kontrolle të vërteta”, ka thënë ai në konferencën për shtyp që u mbajt në pasditen e sotme.
“Sigurisht, pasi që nuk ka ndalim shprehimor, ne nuk mund të parandalojmë askënd të udhëtojë në Tiçino, përcjell albinfo.ch. Por ne do t`i ndalojmë dhe do t`i kthejmë mbrapsht të gjithë ata që drejt Tiçinos janë nisur me makina kampimi, “pasi të gjitha kampet në Ticino janë të mbyllura”, ka thënë Blättler.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë















