Shkurt.ch
Polici zviceran akuzohet se është korruptuar nga rusët
Ai akuzohet se ka pranuar nga autoritetet ruse veç tjerash, pagesë të shpenzimeve të hoteleve dhe si dhuratë një “safari”, prej një jave qëndrim gjuetie të arinjve në Kamchatka të Rusisë
Në Gjykatën Penale Federale të Zvicrës, në Bellinzona, ka filluar procesi kundër një ish polici federal, ekspert i Rusisë. Ai ngarkohet për shfrytëzim të shumëfushtë të favoreve ose për marrje të mitos, shkruan srf.ch.
Personi sot 59 vjeçar, akuzohet se në periudhën 2014-2016 ka pranuar nga autoritetet ruse veç tjerash, pagesë të shpenzimeve të hoteleve dhe si dhuratë një “safari”, prej një jave qëndrim gjuetie të arinjve në Kamchatka të Rusisë.
Në fillim të procesit, dëshminë e tij lidhur me rastin e ka dhënë edhe prokurori federal, Michael Lauber, transmeton albinfo.ch. Ai ka thënë se nuk ka pasur njohur rreth udhëtimeve të përmendura të ish policit federal.
Ndërsa avokati i të akuzuarit ka theksuar se “safari” për arinj në Rusi është bërë me dijen dhe urdhrin e Prokurorisë Federale.
Më parë, Prokuroria Federale e kishte dënuar ish policin dhe hetuesin për veprat e përmendura penale me një dënim me të holla prej 10 njësishë ditore nga 190 franga dhe me një gjobë prej 2500 frangash, përcjell albinfo.ch. Pasi që procedura penale ishte ndërprerë për shumicën e pikave të akuzës, Prokuroria Federale ia kishte reduktuar atij në fund dënimin në duke e urdhëruar të paguajë 1100 franga nga shuma e përgjithshme e shpenzimeve procedurale që ishte 5500 franga.
Por, pasi që eksperti i Rusisë kishte bërë ankesë, lënda i ka shkruar Gjykatës Federale Penale.
Procesi vazhdon të martën e javës që vjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











