Lajme
Poetët e diasporës bashkohen në Orllan
Në një orë letrare me karakter garues, poetët e diasporës lexuan poezitë me motive të ndryshme, ndërsa u shpallën edhe tri vendet e para për poezitë më të mira
Rreth 140 krijues, poetë nga diaspora shqiptare si dhe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, morën pjesë në takimin tradicional të krijuesve të diasporës dhe mërgatës shqiptare, në kompleksin memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.
Edhe ky takim i krijuesve të diasporës u organizua nën patronatin e Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli.
Në një orë letrare me karakter garues, poetët lexuan poezitë e tyre me motive nga më të ndryshmet, ndërsa u shpallën edhe tri vendet e para për poezitë më të mira nga një juri profesionale e përbërë nga poetë të diasporës dhe të gjitha trojeve shqiptare.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, pasi që u shpërblye me mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm në përkrahje të krijuesve shqiptarë të diasporës dhe veprave të tyre, me pak fjalë përshëndeti të pranishmit duke u uruar sukses në këtë orë letrare.
Makolli tha se Ministria e Diasporës, do të mbetet përkrahëse e vazhdueshme e krijuesve të diasporës tanë, thuhet në një komunikatë për media lëshuar MeD.
Në fund, të gjithë krijuesit u zotuan se të gjitha poezitë të cilat u lexuan gjatë kësaj ore letrare, do të përmblidhen në një punim të vetëm, ndërsa ky aktivitet i njëjtë do të organizohet edhe vitin e ardhshëm. Krijuesit nga diaspora po ashtu në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë promovuan tetë vepra letrare.
Ndryshe, për çdo vit, gjatë ditëve të “Diasporës dhe Mërgatë” që fillon në korrik dhe përfundon me 15 gusht, mbahen orë fletarte, promovime, koncerte dhe shfaqen drama për nderë të bashkatdhetarëve. Ndërsa krijuesit e diasporës si rëndomtë takohen në Orllan, në vendlindjen e heroit Zahir Paraziti.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











