Lajme
Podgorica blindohet për vizitën e Thaçit
Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi po i zhvillon takimet në Podgoricë. Ai u prit me pyetje të rënda nga gazetarët, të cilët e pyeten edhe për krime lufte
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherit ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka nisur takimet në Podgoricë me liderët e Malit të Zi. Takimet e tij po përcillen me masa të mëdha të sigurisë, derisa komuniteti serb në këtë shtet me iniciativën e Kishës Serbe po proteston kundër vizitës së Thaçit.
Gazetarët në Mal të Zi kanë provokuar ministrin Thaçi me pyetje të ndryshme, duke aluduar në akuzat e mëhershme për krime lufte. “Mos u bëni më katolik se Papa”, u ka thënë Thaçi, gazetarëve pas takimit që ka pasur me ministrin e Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukshiq.
Zëvendëskryeministri kosovar deklaroi se Kosova angazhohet për të krijuar kushte sa më të përshtatshme për nxitur kthimin e qytetarëve të larguar nga Kosova e që gjenden në Mal të Zi. Ai theksoi se fatmirësisht të dy vendet e kanë të lejuar dyshtetësinë, e që e lehtëson këtë proces.
Ministri Thaçi takoi kryeministrin, Milo Gjukanoviq, ndërsa në agjendë ka edhe presidentin Filip Vujanoviq si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokopiq.
Për vizitën e Thaçit, policia ka ngritur nivelin e gatishmërisë, ndërsa thuhet se 1200 policë janë angazhuar për sigurinë e tij. Mediet raportojnë se Thaçin ka lëvizur me helikopter, pas paralajmërimit të serbëve për protesta.
Kryetari i “Shoqatës së personave të shpërngulur” Milenko Jovanoviq i tha gazetës “Vijesti” se kjo organizatë ka lejen e policisë për të zhvilluar protestën. “Me udhëheqjen e policisë kemi dalë në vendin ku do të protestojmë dhe jemi marrë vesh që të jemi afër Akademisë dhe jo para Vilës “Gorica”, meqë presim shumë pjesëmarrës”, citohet të ketë thënë Jovanoviq.
Përveç “Shoqatës së të shpërngulurve nga Kosova” dhe asaj “Bozhur”, në organizimin e protestës janë përfshirë edhe SPC (Kisha Ortodokse Serbe) në Mal të Zi, mitropoliti i të cilës, Amfilohije, ka akuzuar autoritetet malaziase për vendimin që të pranojnë Thaçin, njofton “Vijesti”.
Policia ka njoftuar për mbylljen për qarkullim të disa rrugëve në Podgoricë nga ora 9 deri në orën 17 për shkak të vizitës së Thaçit. Kjo është vizita e parë e zëvendëskryeministrit Thaçi në Malin e Zi, prej që ky shtet është ndarë nga Serbia. Mali i Zi është ndër shtet e para që e ka njohur Kosovën e pavarur.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










